Lichtsteiner jashtë hetimit të FIFA-s
Në deklaratën e dy ditëve më parë Federata Zvicerane e Futbollit mbështeti plotësisht, pa asnjë rezervë kosovarët Xhaka dhe Shaqiri.
Festimin e tyre me shenjën e shqiponjës e quajti si krim pasioni, të kuptueshëm dhe aspak politik. Por FIFA vazhdon me hetimin e saj për të vërtetuar ose hedhur poshtë dyshimin nëse gjesti i tyre ishte i motivuar politikisht. Nëse po futbollistët shqiptarë mund të pezullohen për dy ndeshjet e radhës së Zvicrës. Por ç’duhet të ndodhë me kapitenin Lichtsteiner? Edhe ai pas golit të shënuar nga Shaqiri festoi me shqiponjën dykrenare. E megjithatë zvicerani është lënë jashtë ankimimit të serbëve dhe hetimit të FIFA-s. Pyetja është, çfarë bëri ndryshe nga Shaqiri e Xhaka, Lichsteiner? Kapiteni madje i doli në mbrojtje shokëve të skuadrës që i dhanë fitore Zvicrës duke thënë se mirë bënë që festuan në atë mënyrë dhe se festimi ishte për familjet e tyre që kanë vuajtur.
Një ditë më parë mbështetjen ndaj Xhakës dhe Shaqirit e dhanë hapur Presidenti i Federatës Zvicerane, ministri i sporteve, ekspertë të integrimit të emigrantëve në Zvicër dhe shumë opinionistë.
Tv Klan