Horoskopi 26 Qershor 2018


Horoskopi 26 Qershor 2018

09:07 26/06/2018

Dashi  – Vendosni zemrën dhe shpirtin tuaj në atë që po bëni dhe mos lejoni zbavitjet e çastit t’u hanë kohën. Nëse bashkoni forcat me njerëz që ndajnë të njëjtat ambicie me ju, do të arrini rezultate të mëdha.

Demi – Nëse dikush me pozitë ju kërkon të bëni diçka për të cilën nuk ndiheni rehat, refuzojeni. Refuzojeni edhe nëse dëmtohen shanset tuaja të ngritjes në detyrë. Çfarë e mire mund t’i vijë njeriut në jetë nëse humb respektin për veten.

Binjakët – Nëse ju jepet mundësia të udhëtoni sot, mos e lini t’u ikë nga duart. Në krahun tjetër sigurohuni që do të jeni të sigurt dhe nuk do të rrezikohet jeta juaj.

Gaforrja – Dëgjoni çfarë ju thotë zëri juaj i brendshëm edhe nëse kjo nënkupton humbje financiare për ju. Në jetë ka shumë gjëra më të rëndësishme se paraja dhe një prej tyre është ndihma ndaj të tjerëve që nuk kanë qenë aq me fat sa ju.

Luani – Në ditët në vazhdim duhet t’u jepni hapësirë për t’u rritur njerëzve që ju doni. Ju mund të mendoni se e dini se çfarë është më e mira për ta, dhe ndoshta ashtu është, por nuk do të përfitoni asgjë duke kufizuar lirinë e tyre.

Virgjëresha – Pavarësisht se sa të bezdisshëm mund të jenë disa njerëz sot, mos i lejoni t’ju futen nën lëkurë. Fokusohuni në aktivitetin kreativ.

Peshorja – Kjo mund të jetë një kohë për t’u kujtuar. Por, në këtë periudhë duhet të bëni kujdes që të mos shpërdoroni shanse. Për rezultatet më të mira hartoni një plan dhe qëndroni atij.

Akrepi – Nuk keni pse të frikësoheni nga e ardhmja. Nuk keni arsye pse të frikësoheni nga asgjë. Disa njerëz pretendojnë se ditët e kaluara janë më të mira se të tanishmet, por ju nuk duhet ta dorëzoni veten përballë një mendimi të tillë.

Shigjetari – Nëse mendoni se keni diçka për t’i thënë botës, kjo është koha e duhur të ngrini zërin. Por, përpara se ta bëni këtë sigurohuni që mesazhi juaj është pozitiv.

Bricjapi – Situata juaj financiare do të përmirësohet, por ekziston rreziku që nëse shikoni më shumë para në portofolin tuaj, t’i harxhoni edhe për gjëra që nuk do të jenë të mira për ju. Duhet të praktikoni një vetëdisiplinë të fortë.

Ujori – Ndikimi i Marsit do të sjellë energji të madhe në shenjën tuaj, por duhet të jeni të kujdesshëm se si dhe ku ju zgjidhni ta shpenzoni atë. Mbi të gjitha, ju duhet të kuptoni se qëllimet nuk i justifikojnë mjetet. Qëllimet dhe mjetet janë të njëjta.

Peshqit – Për momentin dukeni pak hezitues, veçanërisht në lidhje me marrëdhënie. Kjo me shumë gjasa është një kohë në të cilën mendimet tuaja nuk janë të qarta dhe nuk dini si të veproni. Merrni pak kohë dhe gjithçka do të qartësohet. /tvklan.al






Të ngjashme