Vendimi për negociatat/ Rama: Fitore, lufta vijon. Basha: Dështim
Kryeminsitri Edi Rama e konsideron si fitore vendimin për çeljen e negociatave në Qershor të vitit 2019. Përmes një postimi në Facebook, kreu i qeverisë shkruan se “pas 72 orësh mes dallgëve të brendshme të BE, Shqipëria ia doli të marrë datën për hyrjen në portin e Evropës së Bashkuar”. Kryeministri shkruan se “rezultatet e reformave bënë që dhe më skeptikët të njohin Meritën e Shqipërisë e të Maqedonisë”. Rama shton se “një betejë tejet e vështirë u fitua, por lufta vijon”.
Ndërsa për ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, ky vendim pozitiv i ministrave të vendeve anëtare të BE është i pari rekomandim i pakushtëzuar pas 9 vitesh negociata.
“M
inistrat e vendeve an
ë
tare t
ë
BE
vendos
ë
n t
‘
i p
ë
rgjigjen pozitivisht rekomandimit t
ë
KE
p
ë
r fillimin e bisedimeve p
ë
r an
ë
tar
ë
sim p
ë
r
S
hqip
ë
rin
ë
dhe
M
aqedonin
ë
.
D
he ia arrit
ë
m dit
ë
s që t
ë
kemi pas 9 vitesh aplikim n
ë
BE
, t
ë
parin rekomandim t
ë
pakusht
ë
zuar, drejtp
ë
rdrejtë për fillimin e
bisedimeve për anëtarësim. Reformat duhet t
ë
vijojn
ë
dhe t
ë
jen
ë”
.
Por për kreun e opozitës, Lulzim Basha, hapja e negociatave u shty edhe për një vit. Sipas tij, të ardhmen e vendit e mban peng krimi i organizuar dhe korrupsioni. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Basha shkruan se “duhet një kthesë e madhe për të shpëtuar të ardhmen europiane të vendit”.
Ndërsa ish-Kryeministri Sali Berisha e ka cilësuar vendimin si një dështim pasi sipas tij BE ka shtyrë edhe me 1 vit hapjen e negociatave duke vënë kushte të qarta për qeverinë shqiptare. Por ministri Bushati thotë se deklaratat e opozitës janë keqdashëse.
“O
pozita
,
në n
j
ë situatë të deshpëruar
,
ka vendosur gabimisht n
j
ë bast du
ke lidhur
negociata me fatin
e qeverisë.
Është
koha q
ë
t
‘
i japim mb
ësh
tetje k
ë
tij proces
i”.
Vendimi final për çeljen e negociatave merret në takimin e krerëve të qeverive të Bashkimit Europian në 28 Qershor.
Tv Klan