Vendimi i BE për negociatat, SHBA përgëzon Shqipërinë
Ambasada e SHBA-ve ka përgëzuar Shqipërinë pas vendimit të ministrave të Jashtëm të BE-së për të hapur negociatat me Shqipërinë dhe Maqedoninë në verën e vitit 2019 nëse plotësohen disa kushte të paracaktuara.
Në një deklaratë për media, Ambasada e SHBA në Tiranë tha se Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe se tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe.
“
Përgëzojmë Shqipërinë për vendimin pozitiv në lidhje me hapjen e bisedimeve për anëtarësim në BE. Shqipëria ka bërë përparim domethënës dhe tani nevojitet të rrisë përpjekjet për të përfunduar reformat kyçe. Ne e nxisim Shqipërinë që të rrisë ritmin në reformën në drejtësi, luftën kundër korrupsionit dhe kundër krimit të organizuar
”, tha Ambasada e SHBA./tvklan.al