PD: Hetim për përmbytjen e Bibliotekës dhe Bashkisë
Partia Demokratike kërkon hetim për përmbytjen e Bibliotekës Kombëtare dhe Bashkisë së Tiranës.
Deputetët Romeo Gurakuqi dhe Hekuran Hoxhalli thanë se kjo situatë erdhi si pasojë e punimeve skandaloze në Sheshin Skënderbej.
Sipas tyre megjithëse është kryer 20 milionë euro investim mungon sistemi i shkarkimit të ujërave nëntokësorë.
Deputetët thanë se nuk u lanë të futeshin në ambientet e brendshme të Bibliotekës për të parë situatën dhe se qeveria po mundohet të shesë idenë se përmbytja erdhi nga reshjet pazakonta të shiut.
Tv Klan