OPINION – BOMBA AMBASADES SOVJETIKE QE VRAU 22 TE PAFAJSHEM!
Të ftuar: Osman Kaceli – Djali i Jonus Kacelit (i pushkatuar); Uran Butka – Studiues, Historian; Gëzim Peshkëpia – Djali i Manush Peshkëpisë (i pushkatuar); Artan Murrizi – Avokat; Lulzim Kodra – Djali i Haki Kodrës (i pushkatuar); Nevila Nika – Historiane: Hysen Shehu – Djali i Tefik Shehut (i pushkatuar); Didi Biçaku – Ish e burgosur e regjimit komunist
Hysen Shehu është djali i Tefik Shehut, njëri nga 22 intelektualët që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951.
Në fakt, pushkatimi i grupit të intelektualëve ishte realizuar në urën e Beshirit një ditë para këtij vendimi, pasi u lidh nga regjimi me të ashtuquajturën “ngjarja e bombës në Ambasadën sovjetike”. Hyseni ka rrëfyer të mërkurën në emisionin ‘Opinion’ historinë e trishtë të familjes së tij gjatë periudhës së regjimit komunist.
“Jemi munduar përmes nënës të merrnim vesh të vërtetën, mbi të gjitha të dija se ku është babai im. Edhe gjyshja që kishim na vdiq aty, mungesë ushqimi, u paralizua kryesisht pas pushkatimit, ajo e pyeti nënën time, ku po na çojnë bijë, ndërsa major Pashari i thotë: Pusho bushtër, djalin t’a kemi pushkatuar. Ajo nuk kishte dijeni se djalin ia kishin pushkatuar”,-rrëfen Hyseni.
Rrëfimi i tij është shumë prekës, shumë i dhimbshëm. Babanë ia pushkatuan padrejtësisht në vitin 1951 më 27 shkurt, duke mos i dhënë asnjë shpjegim. Eshtrat e të atit i gjeti vetëm në vitin 1991.
Osman Kaceli rrëfen të mërkurën historinë e trishtë të familjes së tij dhe dramën e pushkatimit të të atit në shkurtin e trishtë të vitit 1951. Kaceli rrëfen se i ati ishte një njeri shumë i njohur në Tiranë për bamirësitë e tij dhe për miqësitë e pafund. Ai tregon se babai i tij ishte tregtar, një ndër tregtarët më të mëdhenj në Tiranë.
Enver Hoxha është një nga personat që shënoi me dorën e tij emrat e katër intelektualëve që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951. Një fakt të tillë e dëshmoi prof. Uran Butka të mërkurën në emisionin ‘Opinion’, kushtuar bombës në Ambasadën sovjetike.
Butka tregoi se këta katër persona u vranë edhe për arsye personale, por edhe për arsye të tjera pasi ishin intelektualë dhe tregtarë të shquar të krahinës së Gjirokastrës. Hysen Shehu është djali i Tefik Shehut, njëri nga 22 intelektualët që u dënuan me vdekje nga Gjykata e Lartë ushtarake në Tiranë më 27 shkurt të vitit 1951.
Në fakt, pushkatimi i grupit të intelektualëve ishte realizuar në urën e Beshirit një ditë para këtij vendimi, pasi u lidh nga regjimi me të ashtuquajturën “ngjarja e bombës në Ambasadën sovjetike”.
Hyseni ka rrëfyer të mërkurën në emisionin ‘Opinion’ historinë e trishtë të familjes së tij gjatë periudhës së regjimit komunist. Por një histori akoma më dramatike që i shton dhimbjen është dhe gjetja e një pjese të eshtrave të të atit. Shehu rrëfen se mori nofullën dhe ia dërgoi nënës së tij për t’a parë, ndërsa shton se e ndjeu se ajo diçka dalloi. Hyseni tha se e pyeta nënën se çfarë ka, por ajo e mori dhe e puthi.