Kualifikohen Kolumbia dhe Japonia
Kolumbia dhe Japonia siguruan kalimin në fazën e 1/8 të botërorit. Më interesant është kualifikimi i përfaqësueses japoneze që pas pikëve të barabarta dhe golavarazhit arriti objektivin falë pikëve Fair Play duke lënë jashtë garës Senegalin.
Në këtë vlerësim llogariten kartonët e marrë gjatë turneut. Japonia u mund me rezultatin 1 – 0 nga Polonia që nuk kishte më objektiva. Goli i Bednarek në pjesën e dytë vendosi takimin.
Kolumbia përfundoi ndeshjet e fazës së grupeve në krye me fitoren 1 – 0 ndaj Senegalit. Goli i Mina ishte përcaktues. Skuadrat e Grupit H do të presin ndeshjet e Grupit G ku duhet vendosur renditja për ekipet që tashmë janë kualifikuar Anglia dhe Belgjika.
Tv Klan