Berisha takohet me Kryeministrin Zaev
Ish-Kryeministri Sali Berisha është takuar me Kryeministrin e Maqedonisë Zoran Zaev, të cilët ndodhen në forumin e Crans Montana.
Lajmi është bërë i ditur nga vet Berisha në një postim në rrjetet sociale, ku thotë se me Zaev biseduan për çështje të ndryshme dhe takimi ishte i hapur."Në Forumin e Crans Montana në një takim me Kryeministrin e Maqedonisë, Zoran Zaev duke diskutuar për zhvillimet në dy vendet tona. Shfrytëzova rastin të uroj Kryeministrin për vendimet e tij të rëndësishme për vendin e tij dhe rajonin.
Pata kënaqësi për njoftimin që Kryeministri më dha për tenderin që qeveria e tij ka hapur për ndërtimin e segmentit të hekurudhës që lidh dy rrjetet tona hekurudhore. Takimi ishte i hapur
", thotë ish-Kryeministri Sali Berisha. /tvklan.al