Depuratorë kundër ndotjes së Gjanicës


Depuratorë kundër ndotjes së Gjanicës

16:13 29/06/2018

Lumi Gjanica, do t’i nënshtrohet një procesi pastrimi në mënyrë që të shërbejë edhe si atraksion turistik në zonën e Fierit.

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit Blendi Klosi vuri në dukje se ndotësit e lumit janë bizneset që operojnë përgjatë tij, të cilët tashmë do të duhet të pajisen me depuratorë.

Duke iu përgjigjur interesit të qytetarëve për moratoriumin e gjuetisë, ministri Klosi theksoi se ai do të vijojë të mbetet në fuqi, sepse vendi nuk është i gatshëm ta lejojë, sidomos tani që numri i zogjve shtegtarë është rritur ndjeshëm vitet e fundit.

Tv Klan






Të ngjashme