Iu fut në bahçe, banori vret gjarprin në zhdukje
Një burrë vrau një gjarpër të konsideruar në rrezik zhdukjeje, pasi zvarraniku kishte hyrë në bahçen e shtëpisë së tij. Ramazan Sancak, i cili jeton në provincën e Trabzon të Turqisë, duke folur për mediat atje u shpreh se e kishte dalluar gjarprin 2 metra të gjatë, ndërkohë që po largohej nga shtëpia.
"Isha i trembur, nuk kisha parë kurrë më parë një gjarpër kaq të madh. E vrara duke e goditur me një shkop
", tha ai. Sipas agjencisë turke të lajmeve Demirören, gjarpri i përkiste species së quajtur nepërka kaznakovi, që gjendet në Turqi, Gjeorgji dhe Rusi. Nëse konfirmohet, zvarraniku i vrarë do të ishte më i madhi i kapur ndonjëherë më parë i këtij lloji. Në Turqi ato janë shpallur si specie në rrezik zhdukjeje dhe që prej vitit 2016 janë nën mbrojtje. Duke qenë një lloj gjarpri i cili në të ardhmen rrezikon të zhduket tërësisht, autoritetet atje kishin marrë masa për të mbrojtur habitatin e tyre. Ndërsa banorëve të zonës iu ishte këshilluar që të njoftonin autoritetet përkatëse, pa e vrarë këtë lloj specie./tvklan.al