Drita e Kosovës kualifikohet në Champions


Drita e Kosovës kualifikohet në Champions

15:16 30/06/2018

Ekipi kosovar Drita u kualifikua për në turin e parë kualifikues të Champions League pasi fitoi jashtë fushës së saj me Lincoln Red, skuadër nga Gjibraltari. Kosovarët shënuan që në fillim të takimit me Liridon Lecin, por skuadra vendase barazoi në pjesën e dytë.

Ndeshja shkoi me shtesa dhe Drita ishte më superiore duke realizuar 3 herë me Lecin, Shabanin dhe Neziraj. Në turin e parë kualifikues të Champions League, Drita do të përballet me skuadrën suedeze Malmo.

Tv Klan






Të ngjashme