RUDINA – JA CILAT JANE SHENJAT ME ME FAT PER MUAJT KORRIK DHE GUSHT; KUJTIM PRADANI VJEN ME “TOKE E XANUN”!


RUDINA – JA CILAT JANE SHENJAT ME ME FAT PER MUAJT KORRIK DHE GUSHT; KUJTIM PRADANI VJEN ME “TOKE E XANUN”!

19:58 02/07/2018

Të ftuar:

Meri Shehu – Astrologe

Nuk parashikon ekipin fitues të Kupës së Botës Rusi 2018, por në finale astrologia Meri Shehu shikon dy ekipe të Amerikës Latine.

Nga studioja e “Rudina” në Tv Klan, Meri tha se “Brazili dhe Meksika janë duke u ndeshur. Njëra nga këto të dyja duhet të shkojë në finale dhe unë këtë unë nuk po e parashikoj vetëm sot, e kam parashikuar disa ditë më përpara në një kanal tjetër sportiv. Anoj pak më shumë nga Brazili, por do ta shohim.”

E pas fitores së sotme 2 – 0 ndaj Meksikës, Brazili sipas astrologes Meri e ka rrugën e hapur deri në finale.

Ndërsa përballë Brazilit, sipas saj do të jetë fituesja e çiftit çerekfinalist Francë – Uruguai.

“Nuk është se e kam menduar edhe kundërshtarin tjetër, por shikoj Uruguain; midis Uruguait dhe Francës, por më shumë Uruguait”, tha Meri.

Për të kaluar në gjysmëfinale, Brazili do të duhet të mposhtë fituesen e çiftit Belgjikë-Japoni, ndërsa Uruguai Francën.

Astrologia Meri Shehu zbuloi nga studio e “Rudina” këtë të hënë shenjat më të favorizuara për muajt Korrik-Gusht 2018.

Shehu tha se përgjithësisht Gushti do të jetë më i qetë për të gjitha shenjat sesa Korriku.

“Korriku është më i fortë, mbart shumë energji. Të gjithë diku nga pak ose shumë, do të prekemi nga eklipset dhe kundërshtimet e Marsit dhe Mërkurit. Marsi do të mbetet i kundërt deri nga Shtatori ose Tetori.”

Shenja më e favorizuar për muajt Korrik dhe Gusht do të jenë Shigjetarët. “Janë një shenjë zjarri. U takon me ndriçimin e Diellit. Kanë verën më të bukur, do të udhëtojnë, do të jenë më romantikët, do të marrin vendime të rëndësishme, do të diskutojnë për çështje punësh. Mendoj që edhe mund të shpërngulen.”

Rënditja e plotë e shenjave më të favorizuara të muajve Korrik dhe Gusht sipas Astrologes Meri janë:

Shigjetari

Ujori

Peshorja

Akrepi

Gaforrja

Luani

Dashi

Binjakët

Demi

Peshqit

Virgjëresha

Bricjapi

Kujtim Prodanin – Kantautor

Suela Thanasi – Trajnere në “Tirana Yoga”






Të ngjashme