Foto/ Gazeta zvicerane: Në fshatin e Xherdan Shaqirit në Kosovë


Foto/ Gazeta zvicerane: Në fshatin e Xherdan Shaqirit në Kosovë

13:20 03/07/2018

Zvicra do të përballet sot me Suedinë për të kaluar në turin tjetër të Botërorit 2018. Shqiptarët e Kosovës që luajnë me kombëtaren zvicerane kanë bërë diferencën në ndeshjet e kaluara, duke i dhënë fitoren ekipit. Sot mediat zvicerane kanë bërë një reportazh të shkurtër në fshatin e Xherdan Shaqirit në Kosovë.

“Der Bund” ka publikuar fotot nga rrugët e këtij fshati, ku në çdo shtyllë është vendosur flamuri zviceran. “

Shqiptarët në Kosovë janë të kënaqur me ekipin kombëtar zviceran”

, shkruan kjo media.

Dy futbollistët shqiptarë të Zvicrës, Granit Xhaka dhe Xherdan Shaqiri u bënë heronjtë e fitores 2 me 0 ndaj Serbisë. Emocionet e festimeve të golave ndaj serbëve, bënë që Xhaka dhe Shaqiri të dënoheshin me gjobë nga FIFA, për shkak të shqiponjës që bënë. Edhe kapiteni i kombëtares zvicerane, Lihshtajner u dënua me gjobë nga FIFA pasi festoi me shqiponjë në mbështetje të shokëve të tij të skuadrës, Xhaka e Shaqiri.

/tvklan.al






Të ngjashme