Lu: Balili me mbështetje politike, institucionet dështuan. Rama: Mos harroni kujt i përkiste


Lu: Balili me mbështetje politike, institucionet dështuan. Rama: Mos harroni kujt i përkiste

15:55 05/07/2018

Mandatin e tij të ambasadorit të SHBA në Tiranë, Donald Lu po e mbyll me një peng, Kelmend Balilin që ende nuk është arrestuar. Edhe në daljen e tij të fundit përpara largimit në Kirgistan, Lu bën përgjegjëse të gjitha institucionet për moskapjen e tij.

“Dua të theksoj një dështim të qeverisë, prokurorisë dhe polici, dështimi për të arrestuar Kelmend Balilin. Balili është një bos i fuqishëm i krimit të organizuar me lidhje politike. Për dy vjet policia, qeveria dhe prokurorët nuk kanë pasur aftësinë ose vullnetin që ta arrestojnë. Askush nuk është mbi ligjin. I bëjmë thirrje Kryeministrit Rama, ministrit Xhafaj, policisë dhe prokurorëve që të vazhdojnë luftën kundër krimit të organizuar pa mëshirë

“, u shpreh ambadori Lu.

;

Kryeministri i pranishëm në të njëjtin aktivitet të organizuar për të analizuar arritjet e operacionit Forca e Ligjit, “e falenderon” për këmbënguljen për të denoncuar këtë rast. Por ambasadorit, edhe gjithë ambasadorëve të tjerë të pranishëm, i kujton lidhjen e Balilit me politikën, pa specifikuar kujt kahu i përkasin, çka sipas tij e vështirësojnë kapjen e të  ashtuquajturit “baroni i drogës”.

“Pa diskutim që arritja në kapjen e këtij personazhi të botës së krimit është një domosdoshmëri dhe sukses i madh. Ishte dy vjet më parë, ishte drejtor i lidhur politikisht. Çuditërisht jo drejtor peshkimi, por drejtor transporti. Sot është në kërkim dhe në bashkëpunim me partnerët, ai do të kapet, edhe pse nuk është e lehtë”,

 tha Kryeministri Edi Rama.

Politikën e bën përgjegjëse dhe për akuzat në adresë të ministrit të Brendshëm dhe vëllait të tij.

“E sulmuan jo personalisht, por për të dëmtuar arritjet e punës së tij”.

Vetë i akuzuari, ministri Xhafaj ndan të njëjtin qëndrim me shefin e tij Kryeministër. Opozita sipas tij sulmon sukseset e policisë për interesa politike.

Kryeministri foli me shifra por dhe me krahasime me paraardhësit për ato që i cilëson si suksese të policisë. Ai refuzon të pranojë se Shqipëria është një vend që duhet të identifikohet si e lidhur me krimin e organizuar.

Tv Klan






Të ngjashme