Basha: Teatrin do ta mbrojmë me trupat tanë
Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, e ka quajtur vendimin e Kuvendit për të miratuar shembjen e Teatrit Kombëtar si antikombëtar, antihistorik dhe të turpshëm.
Në një reagim në rrjetet sociale pas votimit në Kuvend, Basha tha se nuk do të lejojnë shembjen e godinës së teatrit duke e “e mbrojtur atë edhe me trupat tanë.”
“
Vendimi qe sapo morën Edi Rama dhe banda e tij në Kuvend është antikombëtar, antihistorik dhe i turpshëm. Votimi tregoi se Rama me hajdutet e tij janë në unitet të plotë për të grabitur Shqipërinë. Ne do t’i tregojmë kësaj bande se pushteti është i popullit dhe jo i saj, duke mos lejuar në asnjë mënyrë prishjen e teatrit, duke e mbrojtur atë edhe me trupat tanë. Rama tani do të kuptojë se qytetaret e bashkuar janë me të fortë se hajdutet e bashkuar
”, shkroi Basha.
Kuvendit votoi me 75 vota pro dhe asnjë kundër projektligjin që i hap rrugë shembjes së godinës ekzistuese të Teatrit Kombëtar dhe ngritjes së teatrit të ri.
Ndërsa deputetët e mazhorancës votonin projektligjin, ata të opozitës bllokuan foltoren dhe hodhën kartonat në drejtim të kryeministrit Edi Rama./tvklan.al