Suedia sfidon Anglinë
Nga kombëtaret e mëdha, pretendente për trofeun e botërorit kanë mbetur vetëm Franca dhe Anglia. Francezët e kaluan me sukses Uruguain, ndërsa Anglia do të përballet pasditen e sotme me Suedinë. Skandinavët do të zbresin në fushë me krenari dhe motivimin që kanë luajtur ndeshjet e tjera të botërorit
Andreas Grakvist :
Pak njerëz besuan se në mund të vinim deri këtu, por ne besuam që prej fillimit. Duhet të vazhdojmë në këtë mënyrë. Nëse do të kualifikoheshim do të ishte madhështore, por nëse jo duhet të ndjehemi mirë sepse kemi bërë një paraqitje të shkëlqyer.
Por suedezët janë zgjuar mëngjesin e sotëm nga alarmi për zjarr në hotelin e tyre në qytetin Samara. Futbollistët janë mbledhur në holl. Surprizë jo e këndshme për futbollistët e kombëtares që kanë patur një zgjim të dhunshëm në këtë ditë tejet të rëndësishme për ta.
Nga ana tjetër Harry Kane dhe shokët e tij të skuadrës e kanë bërë gjumin të qetë. I vetmi që ka qënë disi i shqetësuar, trajneri Gareth Southgate.
Gareth Southgate:
Nuk ndodh shpesh të jesh ndër 8 skuadrat finaliste. Ata janë një skuadër me identitet të qartë. Rezultatet i kanë të pabesueshme. Kam luajtur mjaft ndeshje kundër Suedisë dhe e di sa të fortë janë. Për ta nuk është problem kontrolli i topit, gjithsesi janë skuadër e vështirë për t’ju shënuar
.
Në të gjitha përballet mes këtyre kombëtareve 9 janë barazimet, 8 fitoret e Anglisë dhe 7 ato të Suedinë.
Tv Klan