Goditet me thikë një 26-vjeçar, kapet autori
Një i ri mbeti i plagosur me thikë këtë të shtunë rreth orës 15:15, në fshatin Dardhë të Fushë Arrëzës. Burime zyrtare sqarojnë se 26-vjeçari A.M. banues në Dardhë, është transportuar në spitalin e Pukës ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Sipas të njëjtave burime, nga veprimet e para hetimore autor i dyshuar i kësaj plagosjeje është identifikuar 28-vjeçari Erjon Hasani, banues në Fushë Arrëz.
Autoritetet policore të Pukës, në mbështetje edhe nga një grup i Repartit FNSH Shkodër u vunë menjëherë në ndjekje të tij dhe pak kohë më vonë 28-vjeçari u arrestua.
Veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të kësaj ngjarje dhe vënien e autorit para përgjegjësisë ligjore vijojnë.
/tvklan.al