“Bëni një selfie me Zotin dhe unë jap dorëheqjen sonte”


“Bëni një selfie me Zotin dhe unë jap dorëheqjen sonte”

19:51 07/07/2018

Presidenti i Filipineve ka premtuar se do të japë menjëherë dorëheqjen… nëse një i krishterë mund t’i japë atij qoftë provën më të vogël se Zoti ekziston. Deklarata vjen vetëm disa javë pasi shkaktoi zemëratë tek besimtarët, pasi e quajti Zotin “budalla”.

Zotimin e fundit, presidenti filipinas e bëri gjatë një fjalimi të premten. Duterte tha se nëse ekziston dikush që ose

“ka qenë në parajsë, ka folur me Zotin, apo e ka parë atë personalisht”

, atëherë ai do të jepte dorëheqjen si president “që sonte”.

“Dua vetëm një dëshmitarë që të thotë, Major, ata budallenjtë tek Kisha më urdhëruan që të shkoj në parajsë dhe të flas me Zotin. Zoti ekziston vërtetë. Kemi një fotografi bashkë dhe solla një selfie

“, shtoi ai, teksa mbante një fjalim në qytetin e Davao.

Por Duterte nuk u mjaftua me kaq. Ai sulmoi Kishën Katolike duke shtruar pyetjen se përse besimtarët duhet të japin para për kishën. “Nëse vërtetë po i ndihmoni njerëzit, përse kërkoni para nga ata”, pyeti presidenti.

Kjo nuk është hera e parë që 73-vjeçari kritikon grupet e krishtera dhe Zotin. Në Qershor, ai e quajti Zotin “budalla”, gjatë një debati për historinë e Biblës dhe krijimin e njerëzimit. Në kundërpërgjigje, grupet e krishtere në vend e akuzuan atë për fyerje ndaj Zotit dhe kërkuan nga ai që të kërkonte falje. Në këtë rast Presidenti u përgjigj: “

As në një milion vjet”.

Duterte sapo ka festuar vitin e dytë në postin e Presidentit, por kritikët thonë se lufta e tij verbale ndaj të krishterëve, është një prej arsyeve të shumta se përse ai mund të mos mbërrijë dot deri në vitin e gjashtë të mandatit të tij.

/tvklan.al






Të ngjashme