Nxirren 4 fëmijët e parë nga shpella në Tajlandë


Nxirren 4 fëmijët e parë nga shpella në Tajlandë

13:38 08/07/2018

Nis me sukses operacioni për nxjerrjen e 12 fëmijëve dhe trajnerit të tyre të futbollit nga shpella malore në veri të Tajlandës, ku janë bllokuar prej 2 javësh.

Pamjet tregojnë ambulancat që transportojnë drejt spitalit 4 fëmijët e parë të nxjerrë nga shpella e përmbytur në pjesën më të madhe të saj.

Operacioni nisi në orët e para të mëngjesit. 18 zhytës profesionistë hynë në shpellë për të nxjerrë të bllokuarit. Sipas skemës së publikuar nga qeveria tajlandeze, çdo i bllokuar shoqërohen deri në dalje nga dy zhytës profesionistë. Fëmijët pajisen me maskë oksigjeni dhe sëbashku me zhytësit kapen pas një litari deri në dalje.

Operacioni konsiderohet tepër i vështirë. Shpella është e përmbytur në një gjatësi prej 2.5 km. Rryma e ujit është e fortë për shkak edhe të shirave të dendur që bien në zonën malore. Autoritetet nuk mund të presin përfundimin e sezonit të shirave pas 4 muajsh. Reshjet gjatë ditëve në vijim parashikohet të jenë edhe më të dendura, duke rrezikuar përmbytjen e zonës ku ndodhen të bllokuarit.

Tv Klan






Të ngjashme