Dorëhiqet sekretari britanik për Brexit


Dorëhiqet sekretari britanik për Brexit

15:36 09/07/2018

Jep dorëheqjen sekretari britanik për negociatat për Brexit, David Devis.

69-vjeçari paraqiti dorëheqjen natën e të dielës.

Në argumentimin e tij, Devis shprehet se qeveria britanike kishte bërë shumë lëshime në negociatat për shkëputjen e vendit nga Bashkimin Europian.

Sipas tij, kryeministrja May po përpiqet të minojë rezultatin e referendumit popullor të 2016-ës, ku u vendos largimi i Britanisë nga Bashkimi Europian.

May e zëvendësoi atë paradite me Dominik Rabin. Por kryeministrja i druhet të tjera largimeve në kabinetin qeveritar, nga anëtarët që kundërshtojnë linjën politike që po ndiqet për këtë çështje.

Tv Klan






Të ngjashme