Video/ Grushte e shqelma mes palëve në gjykatë, gratë përfundojnë në dysheme
Një zënkë me grushte dhe shqelma ka shpërthyer mes dy palëve që përballeshin në një gjyq, në Gjykatën e Stambollit.
Pas përfundimit të seancës gjyqësore palët u përfshinë në një zënkë të madhe në korridorin e gjykatës. Në zënkë u përfshinë edhe shumë gra.
Teksa burrat sulmonin njëri-tjetrin me grushte dhe shqelma, gratë kapeshin nga flokët. Gjatë zënkës shumë gra përfunduan në dysheme, ndërsa njërës prej tyre duket se i ra edhe të fikët.
Gjithçka mori fund me përfshirjen e forcave të shumta të sigurisë, ndërsa i gjithë sherri është filmuar nga një kamera amatore dhe është transmetuar nga agjencia turke e lajmeve “IHA”. /tvklan.al