Lufta e Digitalb kundër piraterisë
Digitalb fiton një tjetër betejë kundër piraterisë. Pas një operacioni ndërkombëtar të kryer nga “Nordic Content Protection”, një organizatë anti-pirateri me qendër në Suedi, e cila në bashkëpunim me autoritetet suedeze kreu një investigim nga i cili rezultoi se shoqëria ‘Advanced TV Network’ kishte piratuar programet dhe kanalet e DigitAlb dhe disa platformave të tjera prestigjoze televizive ndërkombëtare.
Piratimi shtrihej në vendet skandinave, Greqi, SHBA dhe Kanada. Hetimi nisi në nitin 2016 dhe pas dy vjetësh Gjykata Suedeze provoi se ATV kishte piratuar kanalet e DigitAlb dhe disa platformave të tjera televizive prestigjoze ndëkombëtare. Advanced TV Network ishte një rrjet në pronësi të një shtestasi arab dhe djalit të tij që vepronte në shtetet skandinave, ndërsa bashkë me ta në pranga ka përfunduar edhe një shqiptar që bashkëpunonte për piratimin e kanaleve të plaformës Digitalb.
Ata u shpallën fajtorë nga gjykata për 3 akuza: “Shkelje të së drejtës së autorit”, “Shkelje të Markave Tregtare” dhe “Prodhim e tregtim dekoderash falso”. Gjykata Suedeze e detyroi ATV të kompensojë DigitAlb me 1.4 milionë Euro.
Sipas drejtorit të DigitAlb, Alban Jaho, fushata për gjetjen dhe kapjen e operatovë të paligjshëm televizive do të vazhdojë e do të thellohet edhë më tej. Jaho thotë se Digitalb inkurajon çdo hetim dhe ndëshkim të operatorëve ilegalë që prishin konkurrencën e ndershme dhe kërkojnë të çrregullojnë tregun për të përfituar në mënyrë të paligjshme.
Tv Klan