Foto + Emri/ Një shqiptar mes personave më të kërkuar në Belgjikë
Një shtetas shqiptar është në listën e personave më të kërkuar nga autoritetet belge. Sot, në këtë listë u shtuan tre emra të rinj, njëri prej të cilëve është shqiptar. Ata janë Safet Rustemi 34 vjeç, Alam Khorshed dhe Grzegorz Janowicz.
[caption id="attachment_401859" align="aligncenter" width="454"] Foto: Safet Rustemi[/caption] Safet Rustemi është dënuar më 25 Janar 2017 nga Gjykata e Apelit e Brukselit me 9 vite burg, si kreu i një organizate kriminale të trafikut të drogës dhe prostitucionit në kryeqytetin belg. Kjo organizatë është përgjegjëse gjithashtu për shkatërrim të pronës, përdorim të armëve të zjarrit, tentativë vrasje, zhvatje e trafik të qenieve njerëzore me qëllim prostitucionin. Mbi Rustemin rëndon edhe një dënim tjetër i 22 Shkurtit 2014. Gjykata Penale e Brukselit e dënoi me 9 vite burgim si kreu i një organizate kriminale për trafik droge dhe 5 vite të tjera për posedim e trafik droge dhe heqje të paligjshme të lirisë e kërcënime me vdekje./tvklan.al