Pasuria e së bijës problem për gjyqtarin e Kushtetueses


Pasuria e së bijës problem për gjyqtarin e Kushtetueses

17:20 12/07/2018

Gani Dizdari është gjyqtari i fundit i Kushtetueses, që do kalojë filtrin e Vetting-ut. Ai në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit ka zgjedhur të mos jetë prezent, duke u përfaqësuar nga avokati. Nga raportet e institucioneve të tjera ka rezultuar se gjyqtari nuk ka probleme me pasurinë, pasi një apartament në Tiranë, një tjetër në Gjirin e Lalzit dhe një truall 1 mijë metra katrorë dhe disa llogari bankare kanë burime të ligjshme.

Por duket se pasuria e vajzës së tij, e cila është problemi për gjyqtarin Kushtetues. Anisa Dizdari ka deklaruar se ka blerë një apartament 73 mijë euro me para të marra hua nga disa persona, përfshirë dhe babain e saj. Sipas KPK, në 2009 Anisa Dizdari ka deklaruar se e ka blerë 93 mijë euro dhe në 2017, 73 mijë dhe këtë diferencë ajo nuk e ka deklaruar.

Ndërsa edhe personat që kanë dhënë hua nuk kanë pasur mundësi për ta bërë këtë sipas KPK. Gjithashtu Dizdari, sipas relatorit,  nuk është i përshtatshëm për të ushtruar detyrën pasi ka pasur kontakte me persona me precedentë penale. Të gjitha pretendimet e komisionit janë hedhur poshtë nga avokati.

Po këtë të enjte, Komisioni shkarkoi nga detyra prokurorin që hetoi dosjen e 21 Janarit, Adriatik Cama. Ndërsa Prokurori i Prokurorisë së Përgjithshëm, Kostaq Beluri u rikonfirmua në detyrë.

Tv Klan






Të ngjashme