Digjet makina e një gruaje
Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë natës në Durrës. Burime të policisë thonë se automjeti ndodhej i parkuar në lagjen Nr. 11, rruga “ Kumini”, kur u përfshi nga flakët rreth orës 02:30.
Citroen-i ishte në pronësi të një 42-vjeçareje me iniciale V. K., banuese në Durrës. Për shuarjen e flakëve në vendngjarje shkuan forcat e zjarrfikëses dhe policisë. Këta të fundit po punojnë për përcaktimin e shkakut të zjarrit.
/tvklan.al