Kush do ta fitojë Kupën e Botës?


Kush do ta fitojë Kupën e Botës?

20:36 13/07/2018

Kur të gjithë mendojnë se fituesi i Kupës së Botës do të vendoset të dielën, koincidencat tregojnë se do të jetë Franca 100% fituese e titullit.

Si është e mundur? Të shohim faktet. Cilët janë tre portierët e fundit që kanë humbur në finale. Në 2006 ishte Fabien Barthez i Francës. Në 2010, holandezi Maarten Stekelenburg, ndërsa në 2014, ishte Sergio Romero i Argjentinës.

Çfarë kanë të përbashkët këta portierë? Të gjithë kanë luajtur për Monaco. Po Hugo Lloris i Fracës? Ai jo. Po cili portier ka qenë pjesë e Monacos? Danijel Subasic, që prej 2012 luan për klubin e principatës.

Me këto fakte në Francë kanë nisur përgatitjet e festës.

Tv Klan






Të ngjashme