Gjendet i vdekur shqiptari në Greqi
Një i ri shqiptar është gjetur i vdekur në Chania të Kretës. Sipas mediave vendase, viktima është një 22-vjeçar, ndërsa emri i tij nuk është bërë i ditur. Në vendngjarje shkuan forcat e policisë, të cilat rrethuan zonën dhe nisën mbledhjen e provave.
Shtypi lokal shkruan se pranë trupit të pajetë të 22-vjeçarit shqiptar u gjet një letër. Sipas hetimeve, rezulton që shqiptari të jetë vetëvrarë. Në shënimin që i riu kishte shkruar, linte të kuptohej se aktin e kishte kryer për shkaqe erotike.
Ekspertiza paraprake tregon se nuk bëhet fjalë për ngjarje kriminale apo persona të tjerë të përfshirë. Megjithatë, do të priten rezultatet e një ekzaminimi të plotë mjeko-ligjor.
/tvklan.al