Qeni besnik shtyn karrocën e pronarit


Qeni besnik shtyn karrocën e pronarit

12:25 16/07/2018

Ky është momenti kur një person me aftësi të kufizuara në një karrige me rrota shoqërohet nga qeni i tij në Filipine.

Fotot tregojnë Danilo Alarcon, 46 vjeç duke ecur në një rrugë në qytetin Davao me mikun e tij besnik Digong.

Qeni shtatë muajsh, mund të shihet teksa ndjek të zotin e tij dhe shtyn karrocën duke përdorur hundën.

Alarcon humbi aftësinë për të ecur kur pësoi një lëndim në shtyllën kurrizore pas një aksidenti me motor disa vite më parë./tvklan.al 





Të ngjashme