ADN-ja zbulon autorin e një krimi makabër


ADN-ja zbulon autorin e një krimi makabër

21:20 17/07/2018

Të dhënat e ADN-së bënë lidhjen mes një burri nga Indiana me vrasjen e 8-vjeçareje, ngjarje e ndodhur 30 vjet më parë.

Vrasësi është 59-vjeçari John D Milles, i cili sipas asaj që shkruan BBC, akuzohet për përdhunimin dhe vrasjen e April Tinsley, në Fort Wayne të Indianas.

Policia shkoi tek Milles pasi krahasoi ADN-në e tij me atë të gjetur në trupin e viktimës.

Vrasësi mësohet se e ka pranuar krimin e rëndë. Ai kishte arritur që t'i shpëtonte policisë gjithë këto vite dhe kishte kërcënuar edhe vajza të tjera të vogla. Gjatë marrjes në pyetje nga autoritetet amerikane, 59-vjeçari rrëfeu se e kishte rrëmbyer April, e kishte çuar në trajlerin e tij dhe kishte abuzuar seksualisht me të.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 Prill të vitit 1988. E mitura u rrëmbye gjatë kohës që po shkonte në shtëpinë e një shoqeje.

3 ditë më vonë policia gjeti trupin e saj rreth 32 kilometra larg zonës ku banonte. Ai ishte dhunuar dhe më pas ishte mbytur. Në atë kohë policia mundi të merrte ADN-në nga trupi i të miturës, por nuk arriti të zbulonte autorin e këtij krimi makabër.

Me përparimin e teknologjisë u bë e mundur që në Maj të 2018-ës autoritetet të binin në gjurmët e dy personave si të dyshuar, të cilët ishin vëllezër.

Hetuesit nisën të monitoronin John Miller dhe pasi arritën të merrnin nga koshi i plehrave të tij 3 prezervativë zbuluan se ajo përputhej me ADN-në e gjetur 30 vite më parë në trupin e April.

/tvklan.al






Të ngjashme