Horoskopi 19 Korrik 2018


Horoskopi 19 Korrik 2018

09:08 19/07/2018

Dashi – Nëse shikoni se një person i rëndësishëm për ju po kalon në një rrugë të vështirë, gjëja më e mirë që mund të bëni është të qëndroni  larg tyre. Kjo është një nga ato situata kur ata duhet ta zgjidhin vetë problemin e tyre.

Demi – Nuk keni asnjë arsye pse nuk duhet ta miksoni kënaqësinë me punën sot. Nëse nuk arrini ta gjeni balancën dhe tek ju do të mbizotërojë qejfi, mund ta gjeni veten pa para.

Binjakët – Sot është e dmomosdoshme për ju një gjendje e mirë emocionale. Nëse thellë besoni se nuk do të humbisni, gjysma e punës është e bërë. Disa mund të thonë se jeni shumë optimistë, por fakti është se ju kurrë nuk keni qenë optimistë mjaftueshëm.

Gaforrja – Fati po ju buzëqesh dhe nëse rrezikoni pak do të bëni para sot. Energjia dhe entuziazmi juaj do të impresionojë njerëz me pushtet dhe kjo nuk është kurrë diçka e keqe.

Luani – Ju lejohet të zemëroheni me njerëz që ju zhgënjejnë ose që thonë një gjë dhe bëjnë një gjë krejt tjetër. Bëjuani të qartë që duhet të jenë të sinqertë me ju oste t’ia mbathin ka sytë këmbët.

Virgjëresha – Ka qenë më se e qartë për anëtarët e familjes dhe miqtë tuaj se shoqëria juaj me një person të caktuar nuk është diçka e mirë për ju, por ju nuk keni arritur ta shikoni këtë. Një ngjarje që do të ndodhë sot ose nesër do t’jua ndryshojë mendjen.

Peshorja – K raste kur ju nuk doni asgjë më shumë se sa të ndaloni botën dhe të ndjeni frymëmarrjen tuaj dhe ky është një prej tyre. Mund të gjeni një vend të qetë për veten.

Akrepi – Mos harxhoni kohë në përpjekje për të mbrojtur veten nëse të tjerët ju kritikojnë apo akuzojnë. Duket qartësisht se ata nuk kanë asgjë konstruktive për të thënë, thjeshtë duan të minojnë vetëbesimin tuaj.

Shigjetari – Ju nuk jeni personi që shikoni në detaje se çfarë thoni dhe bëni, por kjo fazë e ndjeshme do të kalojë sapo dielli të ndryshojë shenjë në fundjavë.

Bricjapi – Nëse vërtetë mendoni se një shok apo një mik ju ka gënjyer, atëherë duhet t’i vini ata përballë dyshimeve tuaja. Me shumë gjasa jeni ju ai që e ka kuptuar gabim, por mund të ketë edhe elementë të së vërtetës në frikën tuaj. Zbulojeni.

Ujori – Mund të mos jeni shenja më ekspresive në marrëdhënie, por keni momentet tuaja të mira kur jeni në humor. Bëni kujdes të mos kaloni në anën tjetër emocionalisht pasi mund të turpëroni veten.

Peshqit – Në jetën tuaj është dikush që duket se kërkon t’ju kundërshtojë në gjithçka thoni dhe bëni. Ju realisht nuk keni asnjë zgjidhje tjetër vetëm se të mbani distancë nga ata. /tvklan.al






Të ngjashme