Helmimi në Salisbury: Policia “identifikon të dyshuarit e Novichok”
Policia beson se ata kanë identifikuar autorët e dyshuar të sulmit me Novichok mbi spiunin rus dhe vajzën e tij në Salisbury në mars.
Disa rusë u përfshinë në vrasjen e cila mbeti në tentativë të Sergei dhe Yulia Skripal.
Ata janë identifikuar përmes kamerave të sigurisë.
Më herët gjatë këtij muaji, Dawn Sturgess, 44 vjeç, vdiq pasi u helmua nga e njëjta substancë në Amesbury.
Partneri i saj Charlie Rowley, 45 vjeç, u helmua gjithashtu më 30 qershor dhe është i sëmurë rëndë në spital.
Policia beson se incidentet janë të lidhura me njëra-tjetrën. Qeveria e Britanisë së Madhe ka fajësuar Rusinë, por autoritetet e vendit mohojnë çdo përfshirje.
Skripal, 66 vjeç, dhe vajza e tij, 33 vjeç, të cilët u gjetën pa ndjenja në një stol në Salisbury më 4 mars, kanë dalë nga spitali dhe janë shpërngulur në vende të sigurta./tvklan.al