Dialog politik në Maqedoni për marrëveshjen me Athinën


Dialog politik në Maqedoni për marrëveshjen me Athinën

18:00 19/07/2018

Krerët e partive parlamentare në Maqedoni nisën përpjekjet për të sheshuar ndasitë për marrëveshjen me Athinën për emrin e ri shtetëror.

Me nismën e kryeministrit Zoran Zaev, ata nisën mbrëmjen e të mërkurës serinë e takimeve për të gjetur gjuhën e përbashkët, për të mos lejuar që marrëveshja të dështojë. Gjatë takimit kryeministri Zaev propozoi që referendumi popullor që planifikohet të zhvillohet në vjeshtë, të ketë efekt konsultues dhe jo detyrues.

Zaev propozoi që votuesve t’u shtrohet në referendum pyetja, nëse janë dakord që vendi të anëtarësohet në NATO dhe Bashkim Europian, duke pranuar marrëveshjen e arritur me Greqinë. Por ishte kryeopozitari Kristian Miçkovski që kërkoi shtyrjen e takimit pasi kërkoi aty të merrnin pjesë vetëm 4 partitë kryesore parlamentare, e për të vijuar të enjten.

Dialogu politik për marrëveshjen për emrin u propozua nga komisioneri europian për zgjerimin, Johannes Hahn, gjatë vizitës së të hënës në Shkup të martën. Ai tha se pa zbatimin e marrëveshjes me Athinën, Maqedonia nuk anëtarësohet në Bashkimin Europian.

Tv Klan






Të ngjashme