Veliaj i jep Presidentes kroate “Çelësin e Qytetit”
Ndalesën e radhës në kryeqytetin shqiptar Presidentja kroate e ka bërë në Bashkinë e Tiranës, ku u prit nga kreu i saj Erion Veliaj.
Teksa, biseduan rreth mundësive te bashkëpunimit mes Tiranës dhe qyteteve kroate, Kolinda Grabar-Kitaroviç e komplimetoi kryebashkiakun për ndryshimet e bëra në Tiranë.
Kreu i Bashkisë Veliaj vlerësoi rolin që Kroacia ka luajtur dhe po luan për një politikë me dyer të hapura për rajonin e Ballkanit, si zëdhënëse e përparimit tonë drejt BE-së, ndërsa i dhuroi Çelësin e Tiranës në shenjë miqësie.
Më pas, Presidentja kroate dhe kryebashkiaku i Tiranës vizituan edhe “Parkun Europa” në sheshin “Skënderbej”, ku në mënyrë simbolike të miqësisë, mbollën edhe një pemë.
Tv Klan