Tërmet i lehtë në jug të vendit


Tërmet i lehtë në jug të vendit

16:07 21/07/2018

Një tërmet i lehte ka goditur vendin tonë ditën e sotme. Lëkundjet e tokës janë ndjerë rreth orës 15:46 minuta në Fier, Lushnje, Tiranë dhe zonat përreth.

Mësohet se epiqendra e tërmetit 3.5 i shkallës Rihter ka qenë pranë Lushnjes.

Sipas Agjencisë Europiane për tërmetet, epiqendra llogaritet të ketë qenë 41 km larg Tiranës dhe 29 km larg Fierit.

Më herët rreth orës 10:30 lëkundje tërmeti janë ndjerë në zonën e Himarës, 2.4 ballë.

Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.1 goditi Shqipërinë më 4 Korrik, duke u pasuar nga qindra lëkundje më të lehta në ditët në vazhdim.

Tv Klan






Të ngjashme