“Duart e lyera me gjakun e të vdekurve”


“Duart e lyera me gjakun e të vdekurve”

22:40 22/07/2018

Vijojnë protestat në Itali kundër politikes së ashpër ndaj emigracionit dhe për vdekjen e refugjatëve në det. Disa prej demonstruesve i kishin lyer duart me bojë të kuqe për të ilustruar akuzat e tyre se qeveria italiane i kishte duart e lyera me gjakun e refugjatëve të vdekur.

Protestat lidhen me gjetjen në det të hapur të një anijeje të shkatërruar refugjatësh nga një shoqatë humanitare spanjolle në ujërat e Libisë. Në anijen e shkatërruar ishin trupat pa jetë të një gruaje dhe një fëmije. Një grua tjetër u shpëtua gjallë.

Shifrat e publikuara nga Frontex tregojnë se 3000 refugjatë përdorën korridorin detar drejt Italisë dhe Maltës muajin e kaluar. Roma nuk lejon organizata joqeveritare apo anije të shoqatave humanitare të zbarkojnë refugjatë në portet e saj.

Italia u imponoi pesë vendeve të tjera europiane marrjen e 450 imigrantëve të shpëtuar në det, pasi Roma nuk pranoi t’i lejonte zbarkimin në portet italiane.

Klan Plus






Të ngjashme