Rriten tensionet, SHBA-të i përgjigjen Iranit


Rriten tensionet, SHBA-të i përgjigjen Iranit

11:33 23/07/2018

Përshkallëzohen tensionet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit, pas mesazhit kërcënues të Teheranit se Amerika mund të pësojë nënën e të gjitha luftërave dhe se Presidenti Trump po luan me bishtin e luanit.

E menjëhershme ishte kundërpërgjigja e Donald Trump, i cili si zakonisht zgjodhi Twitterin për deklaratat e tij.

“Për Presidentin e Iranit Rouhani: Kurrë më, asnjëherë më mos kërcëno Shtetet e Bashkuara ose do të vuash pasoja që pakkush në histori i ka vuajtur më parë. Ne nuk jemi më një vend që stepet nga fjalët e tua të marra për dhunë dhe vdekje. Ki kujdes!”

 

 

Marrëdhëniet mes Shteteve të Bashkuara dhe Iranit janë në pikën më të ulët që pas vendimit të Presidentit Trump për të dalë nga marrëveshja bërthamore me Teheranin, për të cilën Trump thotë se është e turpshme për amerikanët.

Sakaq ofensiva, fillimisht diplomatike, ndaj Iranit ka nisur. Sekretari i Shtetit, Mike Pompeo, ka ndërmarrë një fushatë për diskreditimin e regjimit iranian të cilin e ka quajtur një regjim që i përngjan mafias. Sipas kryediplomatit amerikan, lideri suprem i Iranit, Ajatollah Ali Kamenei, zotëron një fond sekret prej 95 miliardë dollarësh, që përdoret nga Rojet e Revolucionit Islamik.

Tv Klan






Të ngjashme