Bale shtyn martesën, shkak vjehrri
Problemet me vjehrrin kanë prekur dhe yllin e Real Madrit. Bale po përgatitej për të kurorëzuar dashurinë e tij më parukjeren Emma në një martesë, por për shkak të problemeve më ligjin që ka vjehrri i tij, kjo gjë duket e pamundur.
Babai i bashkëshortes së tij, Martin është dënuar me gjashtë vite burg më parë për pastrim parash. Edhe pse ai e ka kryer dënimin një shumë parash që janë zhdukur kanë sjellë përsëri tension. Vetëm pak kohë më parë makinat e familjeve të tyre u dogjën nga persona të pa identifikuar dhe i dashuri i motrës së Emmës vrau veten në rrethana ende të paqarta.
Ata akuzojnë Martin se lidhjet kriminale që ai ka po sjellin rrezik për jetën e tyre. Midis të gjitha këtyre problemeve Bale është detyruar ta shtyjë dasmën për vitin tjetër.
Klan Plus