Koreja e Veriut nis çmontimin e vendit të nisjes së raketave
Koreja e Veriut duket se ka filluar të çmontojë pjesë të një vendi kyç për lëshimin e raketave më veri-perëndim të vendit.
Imazhet satelitore të stacionit Sohae të parë nga grupi i monitorimit me bazë në SHBA, 38 North, sugjerojnë se Peniani po përmbush një premtim të bërë në SHBA në qershor.
Presidenti i SHBA-ve, Donald Trump tha se udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong-un, ishte zotuar të shkatërronte një vend që përdorej për testimin e motorit, por nuk e specifikonte atë.
Peniani ka pohuar se Sohae është një prej vendeve nga ku nisen satelitët.
Por zyrtarët amerikanë dyshojnë se është përdorur për të testuar raketat balistike.
Gjatë një takimi historik midis Presidentit Donald Trump dhe Kim Jong-un në Singapor muajin e kaluar, të dy udhëheqësit nënshkruan një marrëveshje për të punuar drejt “denuklarizmit të plotë të gadishullit Korean”./tvklan.al