I nxehti përvëlon Britaninë dhe Gjermaninë
Britania e Madhe ka ndezur sinjalin portokalli që nënkupton kufizim të lëvizjeve për shkak të motit të nxehtë që ka përfshirë vendin ishullor. Të hënën termometri shënoi 33.3 gradë, një nivel i pazakontë dhe shumë afër kufirit maksimal për të dhënë alarmin e kuq. Sindikatat e punëtorëve u kanë bërë thirrje ndërmarrjeve të punojnë me orare të reduktuara.
Qytetarët janë këshilluar të qëndrojnë në ambiente me ajër të kondicionuar në orët e pikut, nga ora 11:00 e paradites deri në orën 15:00. Situata pritet të rëndohet edhe më tej, pasi të enjten dhe të premten temperatura pritet të arrijë deri në 38 gradë.
I nxehti afrikan ka përfshirë edhe Gjermaninë. Gjermanët e gjejnë freskinë te birra. Sipas mediave vendase rritja e konsumit ka çuar në rezervë lokalet e restorantet. Ka nga ata që freskohen edhe në shatërvanë.
Me të nxehtin ekstrem po përballet edhe Europa veriore. Suedia dhe vendet e Balltikut, janë prej ditësh në emergjencë zjarresh, por fatmirësisht nuk raportohen viktima.
Japonia shpalli gjendjen e katastrofës natyrore, ku si pasojë e të nxehtit të skajshëm kanë humbur jetën të paktën 65 persona dhe janë trajtuar në spitale mbi 22 mijë të tjerë. Termometri në vendin aziatik shënoi maksimumin historik, mbi 41 gradë Celcius.
Tv Klan