Ronaldo është 13 vjet më i ri
Pak ditë pasi kreu vizitat mjekësore në klinikën e Juventusit, rezultatet treguan se Cristiano Ronaldo ka një fizik 13 vjet më të ri se mosha reale. Ashtu si çdo futbollist kur shkon në një klub të ri, i nënshtrohet ekzaminimeve, edhe Ronaldo bëri të njëjtën gjë, por rezultatet nuk ishin aspak siç priteshin. Parametrat mjekësore janë ato të një futbollisti 20-vjeçar. Portugezi ka 7% nivelin e dhjamit trupor, kur mesatarja për futbollistët në moshën e tij është 10%. Masa muskulore është 50%, kur duhet të ishte 46%.
Gjatë botërorit, para se Juventus ta blinte, Ronaldo regjistroi shpejtësinë më të madhe në vrapim, 33.98 km në orë duke kaluar edhe 19-vjeçarin Mbappé.
Mendohet se në ndihmë të parametrave të shkëlqyer mjekësorë të sulmuesit është një pajisje e tillë e shpikur nga NASA, agjencia hapësinore amerikane. Kushton rreth 2 milionë euro dhe lojtari mund të vrapojë në brendësi të saj duke patur mundësinë të shmangë forcën gravitacionale. Pasi të ketë siguruar shtëpinë e tij të re në Torino, portugezi do të zhvendosë nga Madridi edhe këtë pajisje.
Tv Klan