Horoskopi 25 Korrik 2018
Dashi – Prioriteti juaj sot është t’ua bëni të gjithëve të ditur që ju nuk jeni njeriu që mund të kapet për hunde dhe të sillet nga të tjerët duan. Është koha që gjërat të merren me seriozitet.
Demi – Mos u përpiqni t’i impresiononi figurat me pushtet vetëm me fjalë, por bëni diçka që i detyron të ulen dhe të mbajnë shënime. Ndikimi i Marsit në shenjën tuaj jua jep të gjithë guximin që ju duhet për të arritur në atë pikë.
Binjakët – Mund të mos jeni në humor për punë sot, por nuk ka vend për t’u shqetësuar. Nëse doni të shpenzoni një apo dy orë duke menduar, atëherë gjeni një vend të qetë ku mund të meditoni. Nëse të tjerët janë të zgjuar, do t’ju lënë të qetë.
Gaforrja –Si mund të hiqni dorë nga një zakon që tashmë është kthyer në pjesë të përditshmërisë suaj? Duhet të filloni të mos shqetësoheni për të, pasi është pikërisht shqetësimi juaj për të që e bën të rëndësishëm. Pretendoni sikur nuk është ndonjë gjë e madhe dhe do të shikoni se largohet nga jeta juaj.
Luani – Një marrëdhënie ka arritur në pikën e kthesës, ose ndoshta në pikën ku nuk ka kthim prapa. Tashmë ju duhet të merrni një venim. Jini edhe të vrazhdë nëse mendoni se është e nevojshme.
Virgjëresha – Fokusohuni në tablonë e madhe përgjatë 24 orëve të ardhshme dhe lëruani atyre rreth jush të merren me detajet. Detyra juaj kryesore është që emocionet dhe mendja juaj të fokusohet tek çësthje me rëndësi të madhe për ju.
Peshorja – Shpesh jeni shumë të kujdesshëm, por sot gjasat janë që të bëni veprime të vrazhda. Të tjerët mund të ngelen kaq pa fjalë sa mund t’ju lënë të ikni bashkë me zemërimin tuaj.
Akrepi – Duhet të trajtoni një situatë që ka ardhur duke u akumuluar për një kohë të gjatë dhe tashmë ka rrezik të shpërthejë. Mund t’ju duhet t’i jepni fund një marrëdhënieje dhe ju dini të jeni i/e pamëshirshëm kur është e nevojshme.
Shigjetari – Ngjarjet e sotme dhe të nesërme ka gjasa t’ju zemërojnë me njerëz që duket se nuk respektojnë të drejtën tuaj për opinione të pavarura. Fuqia e vetme që ata kanë mbi ju, është pushteti mbi ju që u jepni atyre. Mos ua jepni!
Bricjapi – Mundeni dhe duhet ta zgjidhni një situatë që ka lidhje me paratë apo punën, e cila është në prag të daljes nga kontrolli. Edhe nëse në afatin e shkurtër mund të humbisni, mund t’ia vlejë nëse u jep fund shqetësimeve tuaja.
Ujori – Marsi në shenjën tuaj ju jep energji të pafundme, por planetet ju këshillojnë të bëni kujdes me mënyrën se si i shfrytëzoni. Mos humbisni miq kur duhet të fitoni.
Peshqit – Mesazhi i yjeve për ju sot, nesër dhe ditët në vijim është të përballeni me demonët tuaj të brendshëm. Ajo të cilës i frikësoheni ka shumë pak gjasa të ndodhë, kështu që bëhuni të guximshëm dhe merrni vendime të rëndësishme. /tvklan.al