Abuzime me ushqimin e spitaleve e kopshteve
Për herë të parë në tenderat publikë për institucione të rëndësisë së veçantë, si kopshte, çerdhe, spitale, konvikte e burgje, duhet që përpara hapjes së procedurës të vendosen kritere të forta për cilësinë e ushqimit.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit nënshkroi një marrëveshje me Agjencinë e Prokurimit Publik, për të reflektuar kushtet e reja.
Rastet kur cilësia e produkteve që jepen në spitale e kopshte hap dyshime të mëdha për abuzime nuk janë të rralla.
Në fund të konferencës për shtyp, ministri i Bujqësisë Niko Peleshi nuk harroi të ironizojë edhe deklaratat që shpesh herë bën paraardhësi i tij në këtë detyrë.
Tv Klan