Pirelli 2019 /Zbulohen katër muzat e para


Pirelli 2019 /Zbulohen katër muzat e para

14:54 26/07/2018

Kalendari më i famshëm, Pirelli, për 2019-n do të ketë katër histori të ndryshme, emocione të forta, bukuri natyrale, dhe aspak nudo.

Janë zbuluar katër muzat e para, modelja Gigi Hadid, aktorja dhe modelja Letizia Casta, balerina Misty Copeland, dhe aktorja  Julia Garner.

Fotot këtë vit do të kenë firmën e Albert Watson, të cilit i janë dashur katër ditë për të interpretuar bukurinë e katër modeleve, një punë intensive që sjell bukurinë femërore përmes sensualitetit dhe erotizmit, por pa shfaqur skena nudo.

Kalendari, ku femra të rëndësishme mendojnë, ëndërrojnë dhe përcjellin emocione do të prezantohet në Dhjetor.

Tv Klan






Të ngjashme