CNN shkruan për liqenin e Shkodrës
Gjigandi mediatik amerikan CNN fton turistët të vizitojnë liqenin e Shkodrës. E quan parajsë prej 200 kilometrash katrorë dhe vë në pah bukuritë e liqenit më të madh të Europës Jugore.
Me foto dhe video, CNN tregon historinë e liqenit, pasurinë e faunës dhe 270 speciet e rralla që jetojnë në të, dhe shumëllojshmërinë e zogjve migrues.
CNN flet edhe për mbetjet e 18 manastireve, fortesave, monumenteve dhe kishave.
Nuk është në listën e vendeve me numrin më të madh të vizitorëve, shkruan CNN, por do të shpërbleheni me një mjedis unik dhe një përvojë fantastike udhëtimi.
Tv Klan