Brazili rinovon me Tite
Megjithëse dështoi me Brazilin, si pretendent i Kupës së Botës, federata i rinovoi kontratën trajnerit Tite duke i dhënë mundësinë që të drejtojë përfaqësuesen edhe në botërorin e Katarit pas 4 vitesh. Tekniku do të vazhdojë të qëndrojë në detyrë edhe pse u skualifikua në çerekfinalet e botërorit. Ndaj Belgjikës 5 herë kampionët e botës pësuan 2-1.
Motivacioni për rinovimin e kontratës është se tekniku ka treguar talent, kompetencë dhe përkushtim. Adenor Leonardo Bacchi zëvendësoi Carlos Dungan në qershor të 2016. Që prej atëherë 57-vjeçari ka regjistruar 20 fitore, katër Barazime dhe vetëm dy humbje.
Besoj se federata na ka krijuar kushtet për të ndërtuar një atmosferë bashkimi dhe profesionalizëm dhe kështu do të vazhdojmë ishte deklarimi i tij pas rinovimit.
Tv Klan