Dita më e keqe në historinë e Facebook


Dita më e keqe në historinë e Facebook

13:06 27/07/2018

E enjtja ishte dita më e keqe në historinë e Facebook-ut. Vetëm në një ditë, rrjeti më i madh social në botë humbi më shumë se 19 % në vlerën e  aksioneve, e përkthyer në më shumë se 119 miliardë dollarë.

Sipas “

Fox Bussines

”, këto humbje goditën rëndë edhe portofolin e themeluesit të Facebook, Mark Zuckerberg. Pasuria e tij u pakësua me rreth 15 miliardë dollarë falë zhvlerësimit të 387,095,123 aksioneve që ai zotëron në Facebook.

Para hapjes së bursave ditën e enjte, sipas “

Forbes Billionaires List

” Zuckerberg ishte njeriu i 5-të më i pasur në Amerikë me një pasuri prej 71 miliardë dollarësh. Por të premten ai u zgjua me 15 miliardë më pak, në total me 55.9 miliardë dollarë, çka e nxori atë nga lista e 10 amerikanëve më të pasur.

Rënia në vlerën e aksioneve erdhi pasi Facebook njoftoi se rritja në shpenzimet në siguri dhe politikat e privatësisë do të dëmtonin përfitueshmërinë në tremujorët e ardhshëm. Zuckerberg tha të mërkurën se kompania e drejtuar prej tij do të “

vazhdonte të investonte gjerësisht në politikat e sigurisë dhe privatësisë.

/tvklan.al






Të ngjashme