“Këngët e Shekullit” edicioni i dytë, nata e nëntë
Nata e nëntë e spektaklit “Këngët e Shekullit” është hapur me një këngë, e cila mbart shumë nostalgji. “O moj e bukura Arbëri”, kompozuar nga Avni Mula u risoll nga këngëtarja Mira Konçi.
“Ylli partizan”, orkestruar nga Gjergj Jorgaqi ishte kënga e dytë, interpretuar në natën e nëntë nga këngëtarja Samanta Karavella.
Klajdi Musabelliu ishte artisti i tretë që performoi këngën “Sa dëshirë”, me kompozim të Avni Mulës.
“E njëjtë mbetet itaka”, këngë e viti 1994, u prezantua në festival nga kompozitori Haxhi Dauti, u risoll në natën e nëntë nga Vesa Smolica.
“Vetëm 5 minuta”, një hit i Agron Berishës, u interpretua nga këngëtari Mateus Frroku.
Kënga “Valsi i rinisë” është shumë e famshme, kompozuar nga Tonin Harapi dhe kënduar vite më parë nga Qemal Kërtusha u interpretua në natën e nëntë nga Mariza Ikonomi.
Në memorien e publikut ka mbetur edhe kënga e titulluar “Përherë me këngë”, e vitit 1976, kënduar në atë kohë nga e madhja Vaçe Zela. Në natën e nëntë u interpretua nga Anjeza Shahini.
“Se kënduam let it be” është kolona zanore e filmit kushtuar Sherif Merdanit, realizuar vite më parë, të cilën e këndoi vetë këngëtari Sherif Merdani.
“Mirmëngjes studente” ishte një tjetër këngë interpretuar në natën e nëntë nga këngëtarja Eneda Tarifa.
Kënga e radhës ishte me intonacione popullore, e titulluar “Dasmë në fshat” me vargje të Isamil Kadaresë, kënduar nga Alida Hisku në festivalin e 14-të, u interpretua në natën e nëntë të “Këngët e Shekullit” nga Eranda Libohova.
“Unaza”, një këngë e vitit 70-të, me muzikë të Agim Krajkës, u interpretua nga Evis Mula.
“Një serenatë për ty” u interpretua nga Endri dhe Stefi Prifti.
Lindita Theodhori ishte e ftuara speciale e natës së nëntë, e cila tregoi fillimet e karrierës së saj në vitet 1972-73. Gjatë programit ajo këndoi këngën “Përherë të dua” duke mbyllur kështu mbrëmjen.
/tvklan.al