Enea Koliçi rikthehet në Vlorë


Enea Koliçi rikthehet në Vlorë

17:20 27/07/2018

Pas 6 vitesh Enea Koliçi rikthehet tek Flamurtari. Portieri i Kukësit qëndroi në Shqipëri pas ofertave që pati nga skuadrat e huaja.

“Kam pasur oferta, por nuk shkuan siç duhet dhe u riktheva. Kam bërë zgjedhjen me të mirë.”

Sezoni që pritet të nisë duket se do të sjellë objektiva madhorë në Vlorë. Koliçi është me këmbë në tokë, dhe heziton të premtojë.

“Është herët të flasësh për objektiva, unë do ul kokën e do punoj.”

Me afrimin e trajnerit Daja, skuadra vlonjate po kërkon të afrojë futbollistë nga më cilësorët në Superligë. Skuadra ende nuk është kompletuar, lojtarë të tjerë pritet t’i afrohen edhe gjatë fazës përgatitore që do të zhvillojë në Greqi.

Tv Klan






Të ngjashme