“Këngët e Shekullit” edicioni i dytë, nata e dhjetë


“Këngët e Shekullit” edicioni i dytë, nata e dhjetë

23:40 27/02/2006

“Takim pas vitesh” ishte kënga që hapi natën e 10 të spektaklit “Këngët e Shekullit” interpretuar nga këngëtari Sherif Merdani.

Evis Mula ishte këngëtarja e dytë, e cila interpretoi në natën e dhjetë një hit të viteve ’60, që dikur është kënduar nga Vaçe Zela. Kënga titullohet “Ndrisni ju llampa neoni”.

“Kartolina” një këngë e interpretuar nga Kastriot Gjini në vitin 1971, u risoll në natën e dhjetë nga këngëtari Redon Makashi.

“Udhëtuam sëbashku” ishte kënga e radhës interpretuar nga këngëtarja Eranda Libohova.

“Trëndelinë dhe këngë” është një nga kompozimet më të bukura të Avni Mulës, që u interpretua në natën e dhjetë nga Eneda Tarifa.

“Në ekranin e televizorit” u interpretuara nga këngëtarja Mariza Ikonomi.

“Rrjedhin mëngjeset” u interpretua nga vëllezërit korçarë Endri dhe Stefi Prifti.

Anjeza Shahini interpretoi këngën “Jeho”.

Kënga “Mozaik tingujsh, mozaik ngjyrash” u interpretua nga këngëtarja Mira Konçi.

“Askush s’do ta besojë” ishte një tjetër hit që u interpretua nga këngëtari Indrit Mesiti.

“Kur e humba një dashuri” e Vladimir Kotanit, me vargje të Jorgo Papingjit, u interpretua nga Orgesa Zaimi.

“E pafajshme jam” këngë, e cila u bë e njohur me interpretimin e Aurela Gaçes, u risoll në një tjetër version në natën e dhjetë nga Xhejsi Jorgaqi.

Kënga “Gjethe shtatori”, kompozuar nga Alfred Kaçinari dhe me vargje të Jorgo Papingjit, u interpretua nga këngëtarja Samanta Karavella.

“Kënga e gjeologes” ishte një tjetër interpretim nga i këngëtarit Redon Makashi në natën e dhjetë të spektaklit.

“Nënë moj do pres gërshetin” u risoll në “Këngët e Shekullit” nga Anjeza Shahini.

“Kanapeja” një nga këngët më të bukura të Agim Prodanit u interpretua nga Eneda Tarifa.

Këngëtari Sherif Merdani interpretoi edhe një herë në natën e dhjetë këngën “Se kënduam let it be”.

“Kthehu për vete për mua” u risoll në “Këngët e Shekullit” nga Evis Mula.

“Këngë moj” është një nga hitet e Kosovës, kompozuar nga Musa Piperku u interpretua nga këngëtarja Mira Konçi.

Një hit i viteve 50-të është edhe kënga “Kaçurrelat”, e cila u interpretua nga këngëtarët Endri dhe Stefi Prifti.

“Festë në malësi”, me tekst të Mihallaq Deliut, e interpretoi Eranda Libohova.

“Shqipëria përshëndet” është një këngë e festivalit të 10-të, kompozuar nga Ferdinat Deda, që u interpretua nga Mariza Ikonomi.

Luan Zhegu ishte i ftuari special i natës së dhjetë, i cili interpretoi kolonën zanore të filmit “Kur xhirohej një film” dhe me interpretimet e tij mbylli natën e dhjetë.

 /tvklan.al






Të ngjashme