Presidenti Meta në Kosovë për homazhe


Presidenti Meta në Kosovë për homazhe

09:34 28/07/2018

Presidenti Ilir Meta është nisur drejt Kosovës ku do të marrë pjesë në në ceremoninë mortore dhe homazhet shtetërore në nder dhe respekt të “Mandelës së Kosovës” Adem Demaçi. Në një njoftim për media, zyra për shtyp e Presidencës tha se presidenti Meta do të takohet me bashkëshorten, familjarë e të afërm, bashkëvuajtës e bashkëpunëtorë të të ndjerit Demaçi

Presidenti Meta do të mbajë dhe një fjalë rasti në ceremoninë zyrtare të lamtumirës në Prishtinë. Adem Demaçi, me një karrierë të gjatë jo vetëm si shkrimtar, por edhe si politikan dhe aktivist për të drejtat e njeriut në Kosovë, humbi jetën dy ditë më parë në moshën 82-vjeçare.

28 vite në burgjet e Jugosllavisë i dhanë atij epitetin “Mandela i Kosovës”. Adem Demaçi udhëhoqi Këshillin për të Drejtat dhe Liritë e Njeriut nga 1990 deri 1995. Në vitin 1991 u nderua nga Parlamenti Evropian me Çmimin Saharov. Kur mbaheshin takimet në Rambouillet për të ardhmen e Kosovës, Demaçi ishte zëdhënës politik i UÇK-së./tvklan.al





Të ngjashme